Distria Krasniqi

Distria Krasniqi e argjendtë në Paris, shkon në finale

Xhudistja e njohur kosovare, Distria Krasniqi sapo ka siguruar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e xhudos “Paris 2019”, i cili po mbahet në Paris të Francës.

Ajo ka mposhtur në gjysmëfinale francezen, Melanie Clement, ndërsa pritet të përballet në finale me xhudisten Ami Kondo nga Japonia.

Komiteti Olimpik i Kosovës ka bërë të ditur se edhe xhudisti Akil Gjakova pritet të garojë në gjysmëfinale.