Disa mënyra se si t’i mbani të freskëta pemët dhe perimet

Ndonjëherë kur shkoni për të blerë sende ushqimore, ju jeni shumë të ngazëllyer dhe hedhni pak nga gjithçka në karrocën tuaj.

Pemët dhe perimet vazhdojnë të pjeken dhe për fat të keq, ju përfundoni duke i hedhur shumicën nga ato që keni blerë, sepse nuk janë më të freskëta.

Ruajtja e duhur e ushqimit mund të ju kursejë para dhe ju njëkohësisht i mbroni ato.

Është e rëndësishme që të merrni parasysh klimën e vendit ku jetoni, sepse kjo gjithashtu mund të ndikojë.

Sa më i lagësht dhe më i nxehtë që të jetë vendi, aq më e rrezikshme është për disa pemë dhe perime.

Ju sjellim disa këshilla të dobishme që t’i mbani pemët dhe perimet të freskëta.

Mbështjelleni bishtin e bananes me folie alumini

Bananet prodhojnë gaz etilen. Nëse e mbuloni bishtin e bananeve me folie alumini, ju i mbroni ato nga shpërndarja e gazit në pjesët tjera. Kjo ndihmon që bananet të qëndrojnë të freskëta për 4-5 ditë.

Mbajeni hudhrën në vende të errëta, me pak lagështi

Mënyra më e mirë për ta ruajtur hudhrën është ta mbani në ndonjë çantë letre, në ndonjë vend të errët dhe të thatë.

Në këtë mënyrë, ajo qëndron e freskët deri në dy muaj. Në të kundërtën, 3-10 ditë, transmeton rtv21.tv

Majdanozin dhe borzilokun vendosni në një gotë me ujë dhe në temperaturë dhome

Nëse nuk dëshironi t’i vendosni në frigorifer, është e rëndësishme t’i mbani në ujë, njejtë qysh veproni edhe me lulet. Në kushte të mira, ato mund të qëndrojnë 4-5 ditë.

Patatet mbani në një vend të errët dhe të freskët

Mos përdorni çanta plastike. Më mirë t’i vendosni ato në letër. Një opsion tjetër është t’i mbani ato në kuti dhe t’i mbuloni me gazetë. Në këtë mënyrë, ato qëndrojnë të freskëta 1-2 javë.

Domatja duhet të vendoset në një vend me temperaturë mbi 10 gradë Celsius, që ta ruajë shijen e vetë

Sa më shumë që pjeken domatet, aq më të shijshme janë. Mënyra më e mirë është t’i mbani në temperaturë mbi 10 gradë celsius. Koha e qëndrueshmërisë së tyre varion nga tri javë deri në dy muaj.

Kur e përdorni limonin, pjesën tjetër mbështjelleni me folie alumini

Nganjëherë, kur e përdorni gjysmën e limonit, pjesa tjetër përfundon në mbeturina. Gjëja më e mirë është ta vendosni në folie alumini. Mënyra tjetër është t’i vendosni kripë dhe ta vendosni në frigorifer. Para se ta përdorni, shpërlajeni mirë atë. Qëndron deri në 2 javë./21Media