Ilustrim

Dhjetë personat më të kërkuar në Google në 2018

Për kërkimin e informacioneve, gjërave dhe personave që iu interesojnë njerëzve, më së shumti përdoret Google.

Edhe këtë vit Google ka publikuar listën me dhjetë personat më të kërkuar gjatë këtij viti.

Këta persona janë nga bota e showbizit, sportit dhe spektakleve televizve, transmeton rtv21.tv.

Personat më të kërkuar këtë vit janë:

Demi Lovato që edhe e kryeson listën e këtyre personave. Këtë vit këngëtarja dhe aktorja, u shtrua në qendër rehabilituese, për marrjen e një doze të lartë të lëndëve narkotike.

Meghan Markle, pjesëtarja e re e familjes mbretërore në Britaninë e Madhe. Martesa e saj me Princ Harryn bëri bujë të madhe pasi ajo nuk kishte asnjë titull mbretëror. Me profesion është aktore dhe është tri vjet më e vjetër se bashkëshorti i saj. Ata janë në pritje të fëmijës së parë.

Brett Kavanaugh, një jurist dhe avokat amerikan. Ai u nominua nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, si gjykatës në Gjykatën Supreme të Amerikës.

Logan Paul, një aktor dhe person i famshëm në internet. Ai u bë i njohur për audiencën me anë të videove që postonte në rrjetet sociale. Kohëve të fundit ka qenë i përfolur për lidhjen e tij me Chloe Bennet dhe për grindjet e tij me youtuberin e njohur, David Dobrik.

Khloe Kardashian, motra e tretë e vajzave Kardashians. Familja e saj është më e përfolura në showbizin amerikan por edhe në botë. Këtë vit në media bëri bujë tradhtia që i bëri i dashuri i saj, basketbollisti, Tristan Thompson, pak javë para lindjes së fëmijës së tyre. Shumë video dhe fotografi të tij me gra të tjera u bënë virale në rrjete sociale.

Eminem njëri ndër rep artistët më të njohur në botë. Këtë vit me publikimin e këngës “KillShot”, ai për pesë ditë arriti 83 milionë klikime në YouTube. Reperi gjithashtu lansoi filmin e tij si producent të titulluar “Bodied”.

Urban Meyer, ka qenë një futbollist i njohur në Amerikë dhe tani është trejner në ekipin Ohio State Buckeyes.

Ariana Grande ishte gjithashtu njëra ndër këngëtaret më të përfolura. Ajo këtë ka publikuar albumin e saj “Sweetener”, që ka thyer rekord të dëgjueshmërisë. Kënga dhe videospoti më i përfolur i saj ishte “Thank You, Next”. Përveç sukseseve, Grande përjetoi edhe disa momente të hidhura si vdekja e ish të dashurit të saj Mac Miller dhe ndarja me të fejuarin Pete Davidson.

Rick Ross emri i vërtet i tij është William Leonard Roberts II. Ai njihet si reper, producent dhe  biznesmen.

Cardi B  që theu rekord me këngën e saj “Bodak Yellow” në top listat botërore. Përveç sukseseve në muzikë ajo u përfol edhe për përplasjet e saj me reperen tjetër, Nicki Minaj. Cardi gjithashtu u martua në një ceremoni të fshehtë me reperin Offset nga grupi Migos, me të cilin ka edhe një vajzë me emrin Kulture. Ata u ndanë para disa javëve dhe lajmin e bëri të ditur vet reperja me anë të një videoje në Instagram.