Foto: Arsenal/ Facebook

Derbi ndërmjet Manchester United- Arsenal përfundon pa fitues (Foto)

Manchester Unitedi dhe Arsenali kanë ndarë pikët në ndeshjen e luajtur sot në kuadër të xhiros së 15-të në Premierligë, me rezultatin 2-2.

Të parët që shënuan gol ishin Arsenali, me mbrojtësin shqiptar Shkodran Mustafi në minutën 26’, ku vlen të theksohet edhe mos siguria e David De Geas në këtë rast i cili u mundua ta kapte topin, i cili i iku nga duart.

Vendasit barazuan rezultatin shpejt me sulmuesin francez Martial në minutën e 30’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-1.

Edhe në pjesën e dytë të parët që kaluan në epërsi ishin mysafirët me Lacazette në minutën e 68’.

Por, epërsia e mysafirëve nuk zgjati më shumë se një minutë, pasi anglezi Lingard e barazoi rezultatin në minutën e 69’.

Pas këtij barazimi Arsenali pozicionohet në vendin e pestë me 31 pikë, ndërsa Manchester Unitedi në të tetin me 23 pikë.