Foto: Facebook

Dembele afër largimit nga Barcelona

Reprezantuesi  i Francës Ousmane Dembele është afër largimit nga skuadra e Barcelonës.

Sipas “Don Balon”,  sulmuesi francez do të largohet nga Barcelona nëse vjen ndonjë ofertë serioze.

Dembele nuk ka arritur të përshtatet me lojën e Barcelonës prej ardhjes së tij në “Camp Nou” dhe kjo gjë nuk është pritur mirë nga Lionel Messi dhe lojtarët e tjerë të Barces.

Dembele edhe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Interit qëndroi rezervist ku nuk u inkuadrua në lojë për asnjë minutë, ani pse mungoi Lionel Messi.