Mirel Josa

Deklarata e Mirel Josës pas fitores ndaj Flamurtarit

Trajneri i Prishtinës, Mirel Josa, ka folur për media pas fitores ndaj Flamurtarit me rezultat 3-0.

Josa tha se ia lehtësuan vetës punën për arsyen se pjesën e parë e mbyllën me rezultatin 2-0.

“Ne ia bëmë të thjeshtë punën vetes për faktin sepse ne mbyllëm pjesën e parë me epërsinë me dy gola. Mënyra se si luajti skuadra më pëlqeu deri diku. Mund të ishim shumë më efikas në pjesën e parë për sa i përket mosvonesës së lojës në disa pika të mesit të fushës në qoftë se do t’i kishim vertikalizu më shpejtë edhe mund të kishim shënuar qysh kemi krijuar raste me Korenicën”, tha trajneri i bardhekaltërve.

Ai shtoi se atë do ta kënaqte fakti nëse skuadra e tij luan mirë edhe në ndeshjen e ardhshme ndaj Ballkanit.

“Mua do të më kënaqte skuadra nëse ka vazhdimësi në ndeshjen tjetër me Ballkanin, në qoftë se skuadra luan siç luajti në disa momente të caktuara edhe në ndeshjen me Ballkanin”, ka deklaruar Josa.