De Ligt: Ronaldo më kërkoi t’i bashkohem Juventusit

Mbrojtësi holandez Matthijs De Ligt ka thënë se ylli portugez Cristiano Ronaldo e ka ftuar atë që t’i bashkohet skuadrës italiane, Juventus.

Goal.com shkruan se 19 vjeçari De Ligt pritet t’i mbushë arkat e Ajaxit, pasi është i lidhur më një largim drejt Barcelonës apo Paris Saint-Germain.

Por ylli i Juventusit, Ronaldo, nuk ka humbur kohë duke u përpjekur të fitojë mbrojtësin në Torino, gjatë finales së Ligë së Kombeve ndërmjet Portugalisë dhe Hollandës.

Sulmuesi portugez u pa duke folur me mbrojtësin pas ndeshjes. I pyetur nëse Ronaldo e kishte ftuar në Juventus, De Ligt tha për NOS: “Kjo mund të jetë e vërtetë, por unë nuk e kuptoja fillimisht atë. Isha pak i tronditur, kështu qesha por nuk thashë asgjë. Menjëherë pas lojës nuk isha i shqetësuar për të, por i zhgënjyer që kemi humbur dhe në ato momente ishte e vetmja gjë që po mendoja” citohet të ketë thënë De Ligt.

Manchester United dhe Liverpool janë të lidhur për një transferim të mundshëm të De Ligt, i cili këtë sezon me Ajaxin arritën deri në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Ata u mposhtën nga Tottenhami, ndërsa më herët kishin mposhtur kampionët Real Madrid dhe italianët e Juventus, ku De Ligt në të dyja ndeshjet kishte shkëlqyer.

De Ligt deri tani ka bërë 117 paraqitje në të gjitha garat për Ajaxin, ndërsa në vitin 2018 fitoj çmimin “Golden Boy”.