David Luiz: E ardhmja e ime do të bëhet e ditur brenda disa ditëve

Qendërmbrojtësi i Chelseas David Luiz, ka folur për media për të ardhmen e tij.

Mbrojtësit brazilian i skadon kontrata në këtë vit dhe ende nuk e ka nënshkruar kontratën e re me ‘Blutë e Londrës’, gjë që e ka bërë ta paqartë të ardhmen e tij.

Sipas “Goal.com”, ka a thënë se brenda pak ditësh do të bëj të qartë të ardhmen e tij, para finales së Europa Leagues, ku do të luaj Chelsea me Arsenalin me 29 maj të këtij viti.

“Së shpejti të gjitha do ta dinë. Do të bëhet e ditur para finales së Europa Leagues, në ditët e ardhshme.  E dua këtë klub. Momentet më të mira të mia që kur jam këtu ishin, fitimi i Ligës së Kampionëve dhe Europa Leagues”, ka thënë David Luiz për mediat në “Stamford Brigde”.

David Luiz për herë të parë u transferua në Chelsea nga Benfica në janar të vitit 2011.

Ndërsa pas qëndrimit dy vjeçar në Paris Saint- Germain, braziliani u rikthye te Chelsea në vitin 2016.