Dashuria përmes Facbookut e futi në burg për 6 vjet

Një indian është liruar nga burgu këtë pasi u burgos për 6 vjet se kishte rënë në dashuri në Facebook.

Ndërsa, ai ndau këtë të premte këshilla për të gjithë, që të mos ndjekun shembullin e tij.

Hamid Nehal Ansari kishte hyrë ilegalisht në Pakistan nga Afganistani në vitin 2012 për të takuar një grua, me të cilën kishte rënë në dashuri në gjigantin e mediave sociale.

Por, policia pakistaneze e kishte pritur në shtëpinë e gruas dhe e kishte arrestuar atë menjëherë. Ai ishte futur në burg për spiunim dhe falsifikim të dokumenteve.

“Nuk duhet të keni ndjenja për të huajt dhe mos u bini në dashuri në mediat sociale duke përfshirë Facebook”, tha Ansari për AFP, tri ditë pasi u lirua dhe u kthye në Indi.

Mediat lokale fotografuan momentin, kur ai përqafon nënën e tij dhe përkulej për të prekur tokën pas kalimit në kufirin indian.

“Fakti që mora mbështetje ishte momenti më i lumtur i jetës sime,”, tha 33-vjeçari, duke shtuar se do ta fillojë jetën pa media sociale. “Tani unë do të filloj një biznes, do martohem dhe do nis jetën time. S’ka më media sociale për mua.”, shtoi ai.

Pakistani dhe India kanë zhvilluar tri luftra të mëdha që kur kishin shpallur pavarësinë nga Britania në vitin 1947.

Këto vende arrestojnë në mënyrë rutinore qytetarët e njëri-tjetrit me akuza për spiunim, raporton Oranews.