Dardanët të gatshëm për mision të ri (Video)

Federata e Futbollit e Kosovës, e ka publikuar një video në faqen e saj zyrtare, të tifozërisë zyrtare të Kombëtares së Kosovës, ‘Dardanët’.

Në videon e FFK-së në Youtube, thuhet se tifozëria ‘Dardanët’, janë të gatshëm për misionin e ri që ta mbështesin kombëtaren prej muajit mars.

Tifozëria ‘Dardanët’, prej pranimit të Kosovës në UEFA dhe FIFA, në çdo ndeshje kanë shprehur mbështetje të pa rezervë për Kombëtaren e Kosovës.