Danimarka Ndalon Mbulesën e Plotë të Grave

Danimarka do të bëhet shteti i fundit që ndalon “ferexhen” që vishet nga disa femra myslimane.

Shumica e partive në parlament e mbështeten ndalimin e mbulesës së fytyrës, pasi i konsiderojnë këto “simbole” si pjesë e shtypjes së femrave.

Mbulesat e quajtura Niqab dhe Burka do të ndalohen, niqab mbulon gjithçka përveç syve, ndërsa burka mbulon edhe sytë me një material transparent, shkruan rtv21.tv.

Franca, Belgjika, Holanda, Bullgaria si dhe Bavaria kanë ndaluar veshjen e mbulesave të plota në publik. Sipas hulumtuesve rreth 200 femra në Holandë veshin mbulesa të tilla.