Dalin në shitje biletat online për ndeshjen Kosova – Azerbajxhan

Edhe zyrtarisht kanë dalur në shitje biletat online për ndeshjen Kosova – Azerbajxhan, që do të zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Sipas njoftimit të FFK-së, biletat kanë dalur në shitje sot në orën 12:30, çdo person i cili ka llogari në platformën online ka të drejtën t’i blej vetëm tri bileta.

KËTU MUND TË KLIKONI PËR T’I BLERË BILTAT ONLINE.

Çmimi i biletave do të jenë sikurse në dy ndeshjet e kaluara, duke filluar nga dy euro, e deri te ato VIP që priten të kushtojnë 50 euro.

Çmimet e biletave për ndeshjen Kosovë – Azerbejxhan:

J/V –––––––– 2 Euro
L –––––––––– 3 Euro
P/1/2/3/4 –– 5 Euro
P1A/5A ––– 10 Euro
VIP ––––––– 50 euro

Ky është njoftimi i plotë i FFK-së:
Sot fillon shitja online e biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani
15 nëntor, 2018 – Kompania e cila ka marrë të drejtën e menaxhimit dhe shitjes së biletave për ndeshjen Kosova – Azerbajxhani, ka njoftuar se sot në orën 12:30 do të fillojë shitjen online të biletave.

Çdo person paraprakisht duhet të hapë llogarinë në platformën www.tiks.app dhe më pas ta kryejë pagesën nëpërmjet kartelave bankare.

Çdo person ka të drejtë të blerjes së tri biletave me kartelën bankare, por duhet që të japë të dhënat për secilin posedues të biletës, pasi në biletë do të shtypet emri dhe mbiemri i secilit posedues të biletës.