Conte: Nëse dikush në Inter nuk e ka ambicien e fitores të qëndrojnë anash

Trajneri italian i Interit Antonio Conte, sot ka folur para gazetarëve në një konferencë për media për herë të parë. Ai fillimisht e ka dhënë një mesazh të fortë duke thënë se kush nuk beson në fitore të qëndroj anash.

“Nëse dikush këtu nuk e ka ambicien e fitores, është e drejtë që ata të qëndrojnë anash. Unë nuk kam supozimin për të sjellë vetëm 10 pikë më shumë për ekipin. Diçka të tillë mund të sjellim të gjithë, 10, 15, 20 apo më shumë se në të kaluarën. Unë duhet të tregoj rrugën. Jam shumë i ngazëllyer, prania e trofeve këtu duhen të jetë një nxitje për të marrë përsëri vendin ku ishim shumë kohë më parë”, ka thënë Conte.

Trajneri italian ka thënë se do të jap më të miren nga vetja për sa kohë që do ta drejtoj Interin.

“Për dy vite Interi është kualifikuar në Champions në ditën e fundit. Por këtu askush nuk është magjistar, ne do të punojmë mirë, në të vërtetë do të punojmë më mirë se të tjerët, nuk duhet kurrë të jemi të nënshtruar. Unë iu premtoj tifozëve që ne do të japim më të mirën nga vetja. Ne gjithashtu do të duhet të bëjmë më të mirën edhe në Ligën e Kampionëve, si në të gjitha garat, duke filluar me mendimin se asgjë nuk është e pamundur. Për të bërë gjëra të jashtëzakonshme nevojiten futbollistë të mirë dhe njerëz të jashtëzakonshëm”, ka përfunduar italiani.

Kujtojmë se Conte sa ishte futbollist ishte kapiten i Juventusit dhe trajner pastaj dike fituar tituj të rëndësishëm me bianconerët. Transferimi i tij te rivalët e urryer te Interi i ka acaruar tifozët e Juventusit.