Conte dëshiron transferimin e Lukakus dhe Victor Moses

Inter dëshiron që të nënshkruaj me Romelu Lukakun dhe Victor Moses në afatin kalimtar të verës.

Sipas “Sky Sports”, Antonio Conte ka targetuar Lukakun dhe Moses si lojtarët ideal për ta përforcuar skuadrën e tij.

Conte pritet që së shpejti të zyrtarizohet si zëvendësim i Luciano Spallettit te Interi në javën e ardhshme.

Antonio Conte, kishte tentuar të transferonte Lukakun në Chelsea në vitin 2017-të, mirëpo belgu kishte preferuar të transferohej te Manchester United. Ndërsa sa i përket Victor Moses italiani ka punuar me të për dy vite sa qëndroi te Chelsea.

Oferta e Interit për Manchester Unitedin është Persic dhe 30 milionë euro.