Çka simbolizon pema e Krishtlindjeve?

Tek ne është bërë zakon që për festat e fundvitit ta vendosim pemën e Krishtlindjeve dhe ta zbukurojmë në mënyrën më të përsosur të mundur.

Ndoshta këtë e keni bërë vetëm pse ka mbetë ashtu, apo vetëm pse duket bukur. Mirëpo, edhe pema e stolisur ka një histori të veçantë. Për disa pema e gjelbër ka qenë tradicionale për t’i festuar festat e fundvitit, siç janë disa festa pagane dhe krishtere.

Paganët e kanë vendosur bredhin për ta dekoruar shtëpinë gjatë solsticit dimëror, pasiqë sipas tyre pema (bredhi), simbolizonte ardhjen e pranverës. Bredhi për romakët ka qenë pjesë e një festivali. Ndërkaq, të krishterët pemën e krishtëlindjeve e përdorin si shenjë e jetesës së përhershme me Perëndinë.

Megjithatë, edhe forma e saj piramidale të bën të mendosh më shumë. Është piramidale për arsye se disa e konsideronin si të shenjtë pasi që ishte si pema e parajsës dhe në kalendarin kishtar 24 dhjetori ishte dita e Adamit dhe Evës. Personi i parë që ka sjellë pemën e Krishtlindjeve në shtëpi, në mënyrën se si ne e praktiojmë sot është predikuesi i shekullit, Martin Luther.

Në fillim, një figurë e “Jezusit foshnje” ishte vënë në krye të pemës. Me kalimin e kohës kjo ka ndryshuar në një engjëll/ zanë, pastaj në një yll./21Media

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend