Çka ka dëgjuar, shikuar dhe lexuar Obama gjatë vitit 2018?

Ish – presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama ka publikuar një listë me këngët, filmat dhe librat e preferuar përgjatë vitit 2018.

Në listën e Obamës për këngët e preferuara hyjnë edhe emra të ri të skenës muzikore ndërkombëtare.

Listën e kryeson kënga “Apeshit” nga Carters për të vazhduar me emra të tjerë të njohur si: Leon Bridges, H.E.R dhe Bryson Tiller, Cardi B, J. Cole etj.

Kjo listë është publikuar në profilin zyrtar të Obamës në rrjetin social, Instagram.

“Pasi vitit 2018 po i vije fundi, unë po e vazhdojë traditën time për të ndarë listën e këngëve të mija të preferuara.  Lista më lejon të reflektoj se si kanë rrjedhur gjërat gjatë vitit 2018, duke filluar nga librat, filmat dhe muzika që unë i konsiderojë si inspiruese”, ka shkruar Obama në mbishkrimin e listës.

Më tutje Obama për këtë listë ka thënë që i lejon të promovojë artistë, autorë e tregimtarë të rinj, emrat e disave që ndoshta nuk i keni dëgjuar asnjëherë më parë.

Për këtë listë e kanë përkrahur edhe ndjekësit e Obamës duke thënë që presidenti ka shije për muzikën.

Ndërsa, lista me filmat e preferuar të Obamës përbëhet nga 15 filma si: Black Panther, Burning etj.

Listën për librat e tij të preferuar e kryeson libri i bashkëshortes së tij, Michelle Obama,  “Becoming”, për ta vazhduar me librat si “An American Marriage”, “Educated”, etj.