Raserida Çepele /FOTO KALLXO

Çka duhet të marrim me vete në plazh

Raserida Çepele farmaciste, këshillon që çdo person që niset në pushime të ketë me vete gjërat që nevojiten në rast se mund të ketë vije te ndonjë problem shëndetësor, ajo këshillon që kremërave për mbrojtje ndaj diellit të ju kushtohet rëndësi e madhe e sidomos kur udhëtimet janë me fëmijë.

“Një person para se të niset në plazh duhet të ketë pikë së pari me vete dy kategori të produkteve. Një janë barnat dhe tjetra kategoria dermokozmetike për t’u mbrojtur nga rrezet e diellit. Për sa i përket barnave sidomos për njerëzit që udhëtojnë në familje dhe kanë fëmijë me vete duhet patjetër të kenë një produkt që mat temperaturën, një produkt për dhimbjet e fytit, e kokës poashtu edhe për dhimbjet e barkut, diarrenë, të vjellat. Sa i përket produkteve kozmetike duhet të kenë një mbrojtës kundër rrezeve të diellit sidomos për kategorinë e fëmijëve që duhet të përdoret sa më shpesh gjatë qëndrimit në plazh”, tha ajo.

Sipas saj kremat për fëmijë, por edhe për të rritur nuk duhet të përmbajnë kimikate që janë të dëmshme për organizmin por duhet të kenë përmbajtje bimore.

“Një krem për fëmijë nuk duhet të përmbajë disa përbërës, ashtu si edhe produktet e të rriturve nuk duhet të i përmbajnë, nuk duhet të ketë parabene, alkool, vazelinë, dhe mbi të gjitha nuk duhet të përmbajnë ngjyrues. Këto janë një kategori përbërësish që dëmtojnë shëndetin e fëmijëve dhe duhet të jenë kryesisht me përmbajtje bimore sepse ato luajnë rol kryesor për fëmijët”, thotë Çepele.

Ajo tregon se krema e të rriturve duhet të jetë për trupin 30 faktorë, ndërsa për fytyrën 50, kurse për fëmijët duhet të jetë 50 faktorë plus.

“Për sa i përket produkteve për barkqitje dhe vjellje janë produktet që quhen OTC ose pa recetë për fëmijët e vegjël, produktet rehidruese janë më të mira sa i përket barkqitjeve dhe sa i përket të vjellave ndonjë antihistaminik nga ana profesionale do të sugjeroja që nëse këto vazhdojnë për dy tre ditë duhet patjetër të drejtohen në qendrat e mjekësisë familjare”, këshillon Çepele.

Sipas saj, në rast të djegieve nga dielli në kushte shtëpie ato duhet të trajtohen me qumësht të ftohtë dhe balancon djegien në proteinat e lëkurës.

“Për sa i përket djegieve nga dielli te fëmijët dhe të rriturit është një produkt që ne të gjithë e kemi në frigorifer, është qumështi që përmban vitamina A dhe D dhe në të njëjtën kohë balancon proteinat në lëkurë dhe arin që të ulë temperaturat dhe e zbutë lëkurën dhe brenda një dite lëkura fillon të mos bie”, tregon ajo.

Sa i përket ushqimeve Çepele rekomandon që të përdoren ushqimet e stinës.

“Është mirë që të përdoren gjatë qëndrimit në plazh produktet e stinës. Është bostani që hidraton të gjithë dhe përmban likopene që janë një kategori e përbërësve që janë ushqyes për lëkurën dhe në të njëjtën kohë domate dhe kos që mund të kombinohet me fruta është ëmbëlsirë e mirë për t`u hidratuar, të përdorin peshk dhe sardele që përmbajnë omega 3”, rekomandon Raserida Çepele.