Dr. Besim Hajdari, kirurg maksillofacial - Foto: Video/RTV21

Cilët Janë Shkaktarët e Rënies së Flokëve

Ekzistojnë dy arsye të mëdha që shkaktojnë rënien e flokëve.

“Shkaqet e rënies së flokëve dhe mbjellja e tyre” ishte temë diskutimi sot në programin e mëngjesit “Për Ditë të Mbarë”, në RTV 21.

Dr. Besim Hajdari – kirurg maksillofacial sqaroi se flokët i kanë tri faza të rritjes. Brenda ditës Hajdari tha se është normale të ketë rënie të 100 deri në 150 flokëve, gjë e cila tha se mund të ndodhë tek të gjithë, shkruan rtv21.tv

Dr.Hajdari tha se ekzistojnë disa mënyra për ta diagnostifikuar rënien e flokëve, nëse e keni dikë në familje me të njëjtën problematikë, por në rast se dyshojnë në diçka tjetër duhet të bëhen analizat.

Ndër problemet të cilat mund të shkaktojnë rënien e flokëve Hajdari përmendi, gjëndrën tiroide, sëmundjet auto-imune, mungesën e disa vitaminave, si dhe përdorimin e tepërt të vitaminës A.

Ekzistojnë dy grupe të mëdha që shkaktojnë rënien e flokëve, predispozita gjenetike dhe rritja e aktivitetit të androgjeneve ose hormoneve seksuale.

Dr.Hajdari përmendi se gjumi pa orar mund të jetë një shkaktar i madh i problemit të rënies së flokëve.

Po ashtu mjeku tha se nëse rënia e flokëve është gjenetike nuk ka zgjedhje tjetër përveç mbjelljes së tyre./21Media