Çifti që ka gati tetë dekada martesë

Çifti nga Rockford, Illinois iu dëshmon se duhet të besoni në dashuri të vërtetë.

Merle Keena dhe Stella Keena më 10 qershor kanë mbushur 79 vite martesë. Merle është 101 vjeç, ndërsa Stella 95.

Tri ditë pasi që i mbushi 17 vjet, Stella u martua me Merle. Ai ishte në shtëpinë e infermierisë dhe për të ishte eksperienca më e keqe.

Pas kësaj ajo nuk e la të shkonte atje.

Tash ajo kujdeset për të, gatuan për të. Në rastet kur ajo nuk mund t’i ndihmojë, për ta përkujdeset Sam.

“Familja ime i ka ndihmuar familjet fqinje, për 10-12 vjet. Ata insistojnë të më paguajnë, ndërsa unë refuzoj. Unë gjithmonë i humbi këto beteja, nganjëherë iku dhe nuk iu tregoj kur dal, kështu që nuk më paguajnë”, ka thënë Sam.

Çifti kanë treguar se atyre u dalin në ndihmë edhe nipat dhe mbesat.

“Unë jam e lumtur dhe ai është i lumtur dhe kur ai është i lumtur, unë jam e lumtur”, ka thënë Stella.

Merle ka thënë se ai është i lumtur kur ajo është përreth.