Mg Torino 07/12/2018 - campionato di calcio serie A / Juventus-Inter / foto Matteo Gribaudi/Image Sport nella foto: Giorgio Chiellini-Mauro Icardi

Chiellini: Ronaldo dhe Icardi kundërshtarët më të fortë që jam përballur

Kapiteni i Juventus-it, Girgio Chiellini, ka folur për kundërshtarët më të fortë që është përballur.

Ai ka thënë se sulmuesi i dytë më i mirë që ai është përballur është Mauro Icardi i Interit.

“Sipas mendimit tim, Icardi është sulmuesi i dytë më i mirë që kam hasur nga pika  penalltisë”, ka thënë Chiellini për ‘DAZN’.

Ai gjithashtu ka thënë se duhet ta kesh vëmendjen tërë kohën ndaj Icardit. Sipas Chiellinit vetëm një lojtar është më i mirë se Icardi, e ai është Ronaldo, të cilin e ka në skuadër tani.

“Ai të shpërqendron, ndaj duhet të kesh vëmendjen gjatë gjithë kohës. Unë kam njohur vetëm një që është më i mirë se ai, por ai po luan me mua këtë vit”, ka theksuar Chiellini.