Foto: Facebook
Chelsesa e rivalizon Bayernin për Nabil Fekirin
12.12.2018 - 07:53
Sulmuesi francez i Lyonit, ia ka bërë të ditur klubit se gjatë afatit kalimtar të janarit dëshiron të largohet nga klubi në drejtim të një super ekipi në Evropë.
E pas kësaj deklarate, interesimi për të nuk ka munguar.
Fillimisht mediat raportuar se Fekir, do të transferohet në Gjermani te Bayern Munich, por tani ka dalë në skenë edhe një ekip i interesuar për të.
Sipas “France Football”, në garë për për francezin ka hyrë edhe skuadra angleze Chelsea, e cila dëshiron që në fazën e sulmit të ketë dyshen, Eden Hazard- Nabil Fekir.
Fekir, pritet t’i kushtoj Bayernit ose Chelseas 60 milionë euro.