Chelsea vazhdon me fitore, shkëlqen Morata (Foto)

Chelsea ka vazhduar me fitore duke e mposhtur Crystal Palace, me rezultat 3-1, në kuadër të xhiros së 11-të në Premierligë.

Në pjesën e parë Chelsea shënoi golin e parë në minutën e ’32 me anë të sulmuesit spanjoll Alvaro Morata, i cili u asistua nga Pedro Rodriguez.

Crystal Palace e nisi mirë pjesën e dytë, ku Andros Toënsend, e barazoi rezultatin në minutën e ’53.

Chelsea e riktheu epërsinë me Alvaro Moratan në minutën e ’65.

Për rezultatin përfundimtar u përkujdes Pedro Rodriguez.

Chelsea pas kësaj fitore pozicionohet në vendin e dytë me 27 pikë, dy më pak se Manchester City, lider i Premierligës.