Chelsea u kthehet fitoreve, e mposht Fulhamin (Foto)

Chelsea iu është rikthyer fitoreve, pas humbjes që e pësoi në xhiron e kaluar ndaj Tottenhamit.

‘Blutë e Londres’, arritën që ta mposhtnin Fulhamin me rezultat prej 2-0, në kuadër të xhiros së 14 në Premierligë.

Skuadrës së trajnerit Maurizio Sarri i mjaftoi nga një gol në sëcilen pjesë që t’i marrin tri pikë.

Pedro Rodriguez shënoi në minutën e 4’ pas asistimit të Ngolo Kantes.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin prej 1-0.

Për golin e dytë u desh të pritej deri në minutën e 82’, kur shënoi Loftus Cheek, pas asistimit të Eden Hazard.

Chelsea pas kësaj fitore radhitet në vendin e tretë me 31 pikë.