Morata/ Foto: Facebook

Chelsea dhe Atletico Madrid arrijnë marrëveshje për Moratan

Alvaro Morata duket se i ka ditët e numëruara në Londër, në skuadrën Chelsea, pasi shumë shpejt pritet të ndërrojë ambient.

Sipas “Goal.com”,  Atletico Madrid ka arritur marrëveshje me Chelsean për huazimin e Alvaro Moratas për sezonin pranveror, me të drejtë blerjeje për 54.8 milionë euro.

Alvaro Morata është parë i tepërt për Chelsean, pasi londinezët kanë arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit të Milanit, Gonzalo Higuain, i cili pritet të vijë në “Stamford Bridge” brenda këtyre ditëve.

Morata u transferua në Chelsea nga Real Madridi për 64.4 milionë euro, duke i shënuar 24 gola në 72 paraqitje.