Çfarë Moti do të Mbajë në Vikend?

E shtuna dhe e diela si duket do të sjellin të ftohtit sërish në Kosovë.

Instituti Hidro Meteorologjik i Kosovës ka parashikuar motin për për këtë vikend i cili pritet të jetë me reshje shiu.

Sipas IHM-së Të shtunën priten reshje shiu të cilat do të vazhdojnë  edhe ditën e diel me intensitet më të dobët.

Në përgjithësi temperaturat do të ulen nga 8deri në 10 gradë celsius.

Ndërsa, në të gjithë vikendin, temeperaturat maksimale do të jenë afro 9 deri 13 gradë celsius ndërsa ato minimale 0 deri në 5 gradë.