Çfarë i ndodh trupit kur hamë ushqim djegës

Disa pjata janë aq pikante saqë kuzhinierët duhet të mbajnë një maskë gjatë gatimit për të mbrojtur sytë nga djegia.

Ngrënia e ushqimit pikant ka një ndikim të pamohueshëm në të gjithë trupin.

Por jo shumë njerëz janë të vetëdijshëm për efektet pozitive dhe negative, me të cilat do të duhet të përballen.

Bright Side na tregon se çfarë i ndodh trupit tonë kur konsumojmë ushqime pikante:

Mund të humbisni në peshë

Të konsumoni ushqim pikant është një mënyrë e thjeshtë për të djegur dhjamë shtesë. Asgjë nuk mund të zëvendësojë ushqimet dhe një dietë të shëndetshme, por kapsinoidet që gjenden te specat nuk na dëmtojnë.

Toleranca juaj për dhimbjen do rritet

Është e vështirë të besohet, pasi ngrënia e ushqimit pikant është ”e dhimbshme’’ në vetvete për disa njerëz. Sidoqoftë, specialistët sugjerojnë që ”kapsaicina’’ (një përbërës) mund të synojë një substancë të veçantë në trurin tonë që është përgjegjëse për ndjenjat e dhimbshme. Ai ”mashtron’’ trurin tonë duke injoruar dhimbjen.

Imuniteti juaj rritet

Teksa ju shijoni një ushqim pikant, trupi juaj pasurohet me antioksidantë. Sidomos, janë të dobishme gjatë sezonit të gripit, pasi antioksidantët na mbrojnë nga mikrobet që sulmojnë trupat tanë. Nëse ndonjë ditë ndiheni jo mirë, gatuani diçka me spec djegës për të mbajtur të fortë imunitetin tuaj.

Ka një shans që të jetoni më gjatë

Ky studim tregoi se ata që konsumuan ushqim pikant 6-7 ditë në javë kishin një normë vdekshmërie 14% më të ulët. Studimi vëzhgoi adhuruesit e ushqimeve pikante pavarësisht nga faktorë të tjerë të rrezikut, kështu që ushqimi pikant nuk do të ndihmojë ata që kanë një mënyrë jetese jo të shëndetshme.

Efektet negative

Mund të shkaktojë një reaksion alergjik

Disa njerëz thonë se përjetojnë një fytyrë të enjtur dhe kruajtje në mëngjes pasi kanë ngrënë një darkë pikante. Kjo mund të ndodhë, sepse specat ka të ngjarë të shkaktojnë alergji. Për disa njerëz, ky është vetëm reagimi natyror i trupit ndaj erëzave. Për të kuptuar pse ndodhi dhe si ta parandalojmë, mund të jetë e nevojshme të vizitoni një mjek.

Problemet e stomakut tuaj mund të përkeqësohen

Nëse keni një stomak të ndjeshëm, të konsumoni ushqim pikant është një ide e keqe. Së pari, mund t’ju japë diarre.

Mund të rrisë urthin

Specat përfshijnë një kombinim të acideve dhe kur konsumojmë shumë prej tyre, muret e stomakut tonë fillojnë të digjen. Kjo gjendje mund të përkeqësohet dhe të bëhet kronike në planin afatgjatë. Pra, nuk është në interesin tuaj më të mirë të përdorni shumë ushqime pikante. Nëse tashmë po përjetoni urth, provoni të pini qumësht, ose ftohni djegien me pak akullore./21Media