CAS-i e refuzon apelimin e Skënderbeut, i jep të drejtë UEFA-s, 10 vite pezullim për klubin korçar (FOTO)

Klubit të Skënderbeut iu janë shuar shpresat përfundimisht për të luajtur në garat europiane.

Gjykata e Abitrazhit Sportiv e njohur si CAS, në Lozanë ka dhënë vendimin përfundimtar, duke e refuzuar apelimin e Skenderbeut.

Kjo nënkupton se CAS do ta lërë në fuqi dënimin e dhënë nga UEFA me 29 mars të vitit 2018, që e pat dënuar Skënderbeun me 10 vite pezullim nga Kupat e Europës dhe një gjobë prej 1 milionë euro.