Foto: Twitter

Carles Puyol për Arthurin: Lëreni të rritet si lojtar, mos e krahasoni me Xavin

Mesfushori Arthur Melo, e ka nisur mirë sezonin e ri tek Barcelona, dhe menjëherë kanë nisur krahasimet për të nga mediat e analsitë të futbollit, duke thënë që është Xavi i ri.

Por, më një reagim ka ardhur legjenda e Barcelonës, Carles Puyol, spanjolli ka thënë se Arthur duhet të rritet si lojtar, dhe mos ta krahasojnë me Xavin.

Tutje Puyol ka thënë se nëse Arthur është në Barcelonë, atëherë ai ka cilësi dhe karakteristikat për klub. Ish-kapiteni i Barces thotë se nuk duhet të bëjnë presion mbi të riun Arthur.

“Lëreni të rritet, mos e krahasoni atë më Xavin. Nëse ai është në Barca, është sepse i ka cilësitë dhe karakteristikat për klubin, dhe ai po e tregon këtë. Ne nuk duhet të ushtrojmë presion mbi të”, ka thënë Puyol për mediat spanjolle.

Arthur Melo u transferua në afatin kalimtar të verës ngaskuadra braziliane Gremio, për 30 milionë euro.