Foto: Calvin Harris/Instagram
Calvin Harris do të performojë në Prishtinë
Dua Lipa ka njoftuar se DJ i njohur Calvin Harris do të jetë artisti kryesor i cili do të performojë në festivalin Sunny Hill.
Përmes një postimi në Instagram, Lipa ka thënë se është shumë e lumtuar që bashkëpunëtori i saj në këngën “One Kiss” do të jetë pjesë e festivalit që do të mbahet në Prishtinë më 2, 3 dhe 4 gusht.
“E ngazëllyer për të dhënë lajmin se Calvin Harris do të jetë performuesi kryesor për këtë vit në festivalin Sunny Hill që do të mbahet në Prishtinë më 2-3 dhe 4 gusht. Artistët e këtij viti janë fantastik dhe unë u jam mirënjohëse të gjithë miqve tanë që po vijnë në Kosovë, duke e bërë këtë të mundshme, duke na mbështetur ne dhe të rinjtë e Kosovës për një të ardhme më të ndritur SË BASHKU! Numërimi së prapthi fillon tani”, ka shkruar Lipa në Instagram.
https://www.instagram.com/p/BzFEM3ihooM/