Caldara ka një lajm të keq për Milanin, tregon se kur do të rikthehet pas lëndimit

Milani në afatin kalimtar të verës e kishte bërë njërin prej ndërrimeve të lojtarëve më të bujshëm në merkato, kishte marrur Mattia Caldaran nga Juventusi, dhe kishte dërguar Leonardo Bonuccin në Juventus.

Mirëpo, Caladara prej ardhjes së tij në Milan, nuk i ka ecur mirë, pasi në fillim të sezonit është lënë në bankën e rezervistëve.

Caladara ka luajtur vetëm një ndeshje me Milanin, përpara se të pësonte lëndim në pulpën e djathtë, pasi kishte pësuar një çarje prej tre centrimetrash.

24-vjeçari Caladara, ka folur për gazetën italiane “Calciomercatoweb”,  duke dhënë se do t’i marrë kohë rikuperimi i tij, dhe nuk dëshiron që të shpejtoj për të, pasi mund t’i përsëritet lëndimi.

“Do të marr kohë disa muaj, nuk dua të shpejtoj, pasi lëndimi mund të më përsëritet”, ka thënë Caldara.

Caldara ka insistuar se nuk do të ngutet rreth rikuperimit të tij, pasi mund t’i përsëritet. Ai gjithashtu ka dhënë një parashikim se kur mund të rikthehet, e ai është muaji shkurt.

“Natyrisht se unë dua të luajë, mirëpo nuk dua të ngutem rreth lëndimit tim, pasi mund ta pësoj sërish, andaj dua të rikuperohem plotësisht. Shkurti? Mendoj se do të kthehem atëherë, ne ende nuk e dimë kohën, por aty diku”, ka shpjeguar mbrojtësi i Milanit.