Bylbyl Sokoli, trajneri i ri i Ferizajt

KF Ferizaj ka njoftuar se Bylbyl Sokoli do të jetë trajneri i ri i klubit.

“Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se sot kemi arritur marrëveshje me trajnerin e mirënjohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Të gjithë në klub e njohin ‘profën’ dhe nuk kemi dyshim që do të bëjë punën e tij sic eshtë më së miri. ‘Profës’ i urojmë shëndet dhe shumë suksese në klubin tonë”, thuhet në njoftimin e KF Ferizaj.

Në njoftim thuhet se pas largimit të Afrim Tovërlanit, KF Ferizaj menjëherë ka gjetur zëvendësuesin e tij.

“Shpresojmë dhe besojmë që do t’i arrijmë objektivat e klubit për këtë sezon”, thuhet në njoftim.