Busquets: Barazimi është i drejtë, ishte një lojë e barabartë

Mesfushori i Bacelonës Sergio Busquets, ka folur pas përfundimit të ndeshjes Barcelona – Real Madrid e cila kishte përfunduar me rezultat 1-1.

Kjo ndeshje ishte zhvilluar në kuadër të gjysmë finales së ‘Copa del Rey’.

Mesfushori blaugran ka thënë se barazimi në këtë ndeshje ishte i drejtë, pasi loja ishte e barbartë.

“Në përgjithësi, barazimi është i drejtë. Ishte një lojë e barabartë. Gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese. Gjatë ndeshjes, të dy skuadrat kishim mjaftueshëm mundësi për të kaluar në epërsi”, ka thënë Busquets.

Ai poashtu i ka komentuar edhe gjasat se cila skuadër mund të kaloj në finale, për ndeshjen e ardhshme që do ta zhvillojnë me 27 shkurt.

“Gjasat për të kaluar në finale janë ende 50-50, edhe pse ne tani do të luajmë në shtëpi të tyre. Nuk ka asnjë favorit në këto ndeshje. Jemi dy klubet më të mira në Spanjë dhe në Evropë”, ka potencuar Busquets.