Burri me Alzheimer harron se ishte i martuar, dashurohet edhe një herë në gruan e tij

Një të shtunë në mbrëmje dhjetorin e kaluar, ndërkohë qe Piter dhe Lisa Marshall të përqafuar në divan po e shikonin shfaqjen e tyre të preferuar televizive, Peteri e pyeti Lisën nëse do të martohej me të.

Ajo që Piteri, 56 vjeçar, nuk e mbante mend ishte se ata ishin martuar tashmë.

I diagnostikuar me Alzheimer të hershëm tri vjet më parë, Piteri kishte filluar t’i humbaste kujtimet e tij – madje edhe kujtimet e romancës së tij përrallore.

Ai e kishte harruar kur ishte takuar për herë të parë me gruan e tij, kur ishin mbajtur për dore dhe kur ishin puthur.  Ai po ashtu e kishte harruar dasmën e tyre.

“Është diçka shumë zemërthyese”, tha 54-vjeçarja Lisa për CNN. “Kemi bërë kujtime të reja, por kjo gjë më dhemb sepse gjithmonë dëshiroj ti them “A të kujtohet kjo kohë? ” Dua të kem një kujtim me të, por Peterit nuk mund të kujtohet asgjë tani, aq më pak atë që ndodhi 20 vjet më parë”.

Çifti, të cilët janë martuar për 12 vjet, u takuan sa ishin fqinjë në Harrisburg, Pensilvania. Të dy ishin të martuar me partnerë të tjerë në atë kohë dhe ishin të zënë me rritjen e fëmijëve të tyre, por ata krijuan një miqësi dhe qëndruan afër derisa familja e Peterit u transferua në Connecticut.

Pas gati një viti pa ndonjë kontakt me njëri-tjetrin, të dy u rilidhën kur zbuluan se secili po kalonte përmes procesit të divorcit. Kishte mjaftuar vetëm një takim në Harrisburg, dhe që të dy u bënë shpejt të pandashëm dhe qëndruan në një lidhje tetë-vjeçare, në distancë të largët, derisa të gjithë fëmijët e tyre iu futen kolegjeve.

Piteri dhe Lisa gjatë rinovimit të premtimeve të tyre.

Lisa e përshkroi marrëdhënien  e tyre si një romancë në vorbull. Kur u pyet se çfarë dashuron më shumë për burrin e saj, ajo pauzoi për pak momente dhe pastaj me lot në sy tha: “Mënyra se si ai më do mua”, tha ajo. “Ai është kaq i sjellshëm, kaq i butë, kaq flirtues dhe argëtues dhe romantik. Ai ka qenë gjithmonë kaq i apasionuar pas marrëdhënies sonë. Për mua.”

Në vitin 2009, Lisa u transferua në Connecticut dhe pastaj çifi në fjalë u martua.

“Diçka nuk ishte në rregull”

Lisa tha se ishte e dukshme të shihje se diçka në lidhje me burrin e saj po ndryshonte, por të pajtohesh me këtë realitet të tyre të ri ishte e vështirë.

E gjitha filloi kur ai harronte çelësat e tij. Pastaj portofolin e tij. Pastaj ai filloi të harronte fjalët dhe çfarë kuptimi kishin ato. Disa herë, ai kishte vështirësi për të formuluar një fjali.

Ajo vazhdonte t’i thoshte vetes se kjo gjë po ndodhte thjesht sepse ata po plakeshin.

“Ishte fshehtësia ime e vogël ta injoroja këtë fakt  derisa miqtë dhe anëtarët e familjes filluan të bënin komente gjithashtu, dhe pastaj e dija se ishte diçka e vërtetë”, shtoi Lisa. “Njerëzit që nuk e kishin parë Piterin për një kohë menjëherë vunë re se diçka nuk ishte në rregull me të”.

Pas testimeve të shumta, Piteru u diagnostikua me sëmundjen Alzheimer më 30 Prill të vitit  2018.

“Nuk e kuptova derisa fillova të hulumtoj për këtë dhe kuptova se kjo do të kishte një ndikim të thellë në jetën tonë dhe do të merrte prej meje burrin tim,” tha Lisa.

Kjo sëmundje shumë shpejt mbizotëroi mbi jetën e çiftit. Kujtimet që ata menduan se do të qëndronin me ta për një jetë u zhdukën shpejt për Piterin. Një nga ato kujtimet të dashura ishte martesa e tij.

Herën e parë që harroi kush ishte gruaja e tij ata ishin në një udhëtim në shtëpinë e tyre që e kishin marrë me qira në Rhode Island, një vizitë e rregullt e tyre kur u duhej një arratisje plazhi.

Me 26 Prill, Piteri dhe Lisa Marshalla e panë vetën e tyre edhe një herë para altarit 

“Kur po ktheheshim në shtëpi një herë, Piteri po më jepte udhëzime dhe më pas vazhdonte të thoshte gjëra të tilla,” Kjo është rruga për në shtëpinë time. Kthehu djathtas për të shkuar në shtëpinë time,” sikur unë të isha një shofer tjetër dhe sikur unë nuk e dija se ku jetonim,” tha Lisa.

“Kur u kthyem në shtëpi, ai vrapoi dhe doli në anën time dhe më hapi derën, më futi në shtëpinë tonë dhe ishte aq nervoz teksa po ma tregonte shtëpinë përreth,” tha ajo. “Ishte diçka e adhurueshme, por unë vazhdoja të prisja që ai t’i kthehej përsëri realitetit, gjë që asnjëherë nuk e bëri.”

“Ai ra në dashuri me mua dy herë”

Më 12 dhjetor të vitit 2020, ndërkohë që Piteri dhe Lisa të përqafuar po shikonin serialin televiziv “Neë Girl”, një skenë e përzemërt martese e bëri atë të qajë. Piteri vuri re lotët e saj dhe filloi të qeshte, para se tëa drejtonte gishtin drejt ekranit dhe të thoshte, “Le ta bëjmë”.

“Unë u befasova”, të bëjmë çfarë? ” Dhe ai tha, ‘Le të martohemi’, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë,” tha Lisa.

“Do të na duhet të bëjmë shumë punë”, i tha ai asaj, pa e kuptuar që ai sapo i kishte bërë propozimin gruan së tij.

“Ishte kaq prekëse për mua. Ai ra në dashuri me mua dy herë. Ndihem e nderuar. Ndihem si një princeshë, si Hirushja. Unë jam vajza më me fat në botë”, tha Lisa.

Pasi u dërguan fëmijëve të saj një video të momenteve pas propozimit për martesë, ata e inkurajuan çiftin ta nderonin dashurinë e tyre të fortë duke i ripërtërirë premtimet e tyre martesore. Megjithëse pati disa hezitime, Lisa pranoi. Ajo nuk donte ta humbte rastin për ta krijuar një kujtim tjetër të bukur me burrin e saj.

Vajza e Lizës, organizuese e ceremonive, u iu drejtua shitësve që ishin gjithashtu miq të familjes. Ata ranë dakord ti bëjnë gratis shërbimet e tyre për ceremoninë.

Më 26 Prill, Piteri dhe Lisa e panë vetën e tyre edhe një herë në altar. Me ndihmën e një specialisti mjekësor , i cili gjithashtu udhëhoqi ceremoninë e martesës, qifti bëri premtime të thjeshta ndërmjet vete.

“Unë e pranova këtë pa asnjë pritje, sëmundja është kaq e paparashikueshme. Ende më sillen ndërmend momente të bukura teksa bëja makiazhin si dhe duke e veshur garderbën time. Çdo moment ishte më magjik se tjetri”, tha Lisa.

“Piteri  ishte i ndritshëm dhe i pranishëm tërë ditën. Ai ishte aq shumë i lumtur. Gjatë betimeve që bëmë , ai vetëm më tha, ‘Lisa, të dua’. Dhe kjo ishte gjithçka që më duhej “, tha ajo.

Lisa e dinte që në çdo moment gjatë ceremonisë burri i saj mund të harronte kush është përsëri. Megjithatë, ky ishte shqetësimi më i vogël i saj.

“Unë jam personi i tij i preferuar,” tha ajo. “Unë nuk kam nevojë për një etiketë, si një grua, ose për pseudonime me të cilat ai më thërriste. Zemrat tona janë të lidhura në atë mënyrë që krejt çka më duhet është që ai të ndihet i sigurt, dhe ai ndihet i sigurt. Dhe ai më do mua, dhe unë e dua atë, kështu që vetëm kjo ka rëndësi “.

Tani për tani, Lisa, e cila është udhëheqëse e një blogu për të ndihmuar persona të tjerë të cilët i ndihmojnë njerëzit që jetojnë me sëmundjen Alzheimer, është fokusuar tek Piteri. Ndërkohë që sëmundja e Piterit po  përparon, duke shkaktuar tani halucinacione, paranojë dhe humbje ekstreme të kujtesës, ajo po përballet me realitetin e tyre një ditë në një kohë.

Pavarësisht se çfarë ndodh – nëse ai qëndron në shtëpi apo zhvendoset në një qendër të kujdesit për kujtesën – Piteri është i saj dhe ajo është e tij.

“Ne do të jemi së bashku gjithmonë,” tha Lisa. “Asgjë nuk mund të na ndajë. Asgjë”.

Përkthimi: Nuhi Shala