Foto: RTV 21

Buffon u shkruan letër tifozëve të Juventusit

Gianluigi Buffon ka shkuar një letër prekëse për tifozët e Juventusit, pasi ka paralajmëruar largimin në fund të sezonit nga kjo skuadër.

Portieri i njohur në moshën 40-vjeçare ka thënë se do të marrë vendim javën e ardhshme nëse do të vazhdojë karrierën në ndonjë ekip tjetër, apo do të “pensionohet” nga futbolli.

“6111 momente të mbushura me pasion. Gëzime, lot, disfata dhe triumfe. Faleminderit. Faleminderit të gjithëve. Të gjithë ju keni kontribuar duke e bërë jetën time te Juventus të veçantë. Një jetë që është bërë një lëkurë e dytë”, shkroi Buffon në letër.

Ai paralajmëroi se një kapitull po mbyllet e një tjetër po fillon.

“Teksa nesër do të mbyllet një udhëtim. Një libër që shkruam bashkë mbyllet. Ka shumë emocione. Një aventurë e re fillon. Juventus është një familje. Familja ime. Gjithmonë do ta quaj shtëpi”, vijoi letra e Buffonit për tifozët.

Ai tregoi se kisjte ardhur në klubin e njohur italian me biçikletë.

“Shumë emocione të përjetuara, shumë sfida, të fituara, por edhe të humbura. Mbërrita me biçikletë këtu. Isha akoma i ri. Kurrë nuk do të qëndroj larg këtij vendi. Përshëndes të gjithë shokët e ekipit të cilët gjithmonë do t’i quaj vëllezër” përfundoi Buffon.