Foto: FIFA

Buffon në histori të Ligës së Kampionëve (Foto)

Është 41-vjeçar, por ende vazhdon të jetë në nivele të larta në futboll, ai është portieri italian Gianluigi Buffon.

Buffon të martën ka hyrë në histori të Ligës së Kampionëve, duke u bërë portieri i tretë në histori të kësaj gare që nuk ka pësuar gol në 50 ndeshje në ndeshjen ndërmjet Manchesester Unitedit dhe Paris Saint-Germain, të cilët e fituan francezët me rezultat 2-0.

Dy portierët tjerë janë Edëin van der Sar me 50 ndeshje dhe legjenda spanjolle Iker Casillas me 57 ndeshje.

Buffon në këtë sezon u transferua te PSG-ja si transfer i lirë pasi u largua nga Juventusi.