Buffon: Më vjen keq për Interin e Napolin

Portieri i Paris Saint – Germain, ka thënë se i vie keq për eliminimin e Interit dhe Napolit, nga Liga e Kampionëeve.

Serie A, do të përfaqësohet në 16 ekipet më të mira të Ligës së Kampionëve, vetëm nga Juventusi dhe Roma, pasi mbrëmë u eliminuan Napoli e Inter.

“Më vjen keq për të dy ekipet”, ka thënë Buffon për Sky Italia, pas fitores së PSG-së 4-1 ndaj Crvena Zvezdes.

Buffon ka thënë se i vije keq që Napoli nuk kaloi, sepse bëri një lojë të bukur, ai gjithashtu shprehu keqardhjen e tij edhe për Interin.

Italiani ka thënë se nëse do të kalonin Inter e Napoli, do të kishte më shumë shanse që të ktehej të luante në Itali kundër tyre.