Buffon i kthehet ‘Zonjës së Vjetër’

Legjenda italiane Gianluigi Buffon është i gatshëm që të rikthehet në Juventus.

Buffon në vitin 2018 u largua nga Juventusi pas 17 viteve karrierë te “Zonja e Vjetër”, duke u transferuar në Paris Saint-Germain, mirëpo në fund të sezonit u largua edhe nga francezët.

Ish- kampioni i botës me Italinë është i gatshëm që të bëj një rikthim senzacional te Juventusi, që pak kush e kishte menduar.

Sipas gazetarit italian “Gianluca Di Marzio”, Buffon nesër do t’i kryej testet mjekësore në Juventus, duke nënshkruar një kontratë 1 vjeçare me pagë prej 1.5 milionë euro në vit.

41 vjeçari italian nëse arrin që gjatë sezonit të ri t’i luaj vetëm 8 ndeshje në Serie A, atëherë do të bëhet lojtari me më së shumti paraqitje në këtë kampionat.

Aktualisht ish- mbrojtësi i Milanit, Maldini e mban primatin me 647 ndeshje, ndërsa Buffon me 640 të tilla.