Buffon: Foto: Facebook

Buffon: Është e vështirë të luhet në Napoli

Gianluigi Buffon, nesër do të rikthehet të luaj përsëri në stadiumin e zjarrtë të “San Paolos”, ndaj Napolit në kuadër të ndeshjes së katërt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Buffon, nesër do ta bëj debutimin në Ligën e Kampioneve me skuadrën e Parisit, kundër Napolit.

Italiani tha që është e vështirë të luhet në Napoli, pasi e njeh mirë stadiumin dhe pasionin e tyre.

“Është vështirë që të luhet këtu.E njoh stadiumin shumë mirë dhe pasionin e tyre. Është vështirë, sepse ka një lidhje të madhe mes tifozëve dhe skuadrës dhe do të jetë e vështirë të fitohet këtu, sepse ne e pamë edhe në ndeshjen e parë që Napoli është një skuadër për t’u respektuar”, tha Buffon në konferencë për media.

Italiani ka thënë që në ndeshjen e nesërme duhet të fitojnë, pasi ende kanë mundësi që ta kalojnë grupin C.

“Nuk është një ndeshje normale, ne e dimë që duhet të fitojmë, por është e rëndësishme që mos të humbasim sepse ende kemi mundësi që të kalojmë grupin. Kthimi në një ndeshje të tillë, në Napoli, me jep mua më shumë motivim dhe shpresoj që të jem i dobishëm për skuadrën”, tha Buffon.