Britaniku që shet ajër të pastër të alpeve zvicerane

Çdokush që ka kaluar kohë në Alpet Zvicerane, e di shumë mirë sesa i pastër dhe i freskët ndjehet ajri.

Por një britanik ka vendosur të bëjë dicka të jashtëzakonshme, pasi po përpiqet të përfitojë nga ky aset natyral zviceran.

Ai po praktikon idenë e tij duke mbushur dhe shitur ajrin e vërtetë malor, për një çmim të volitshëm.

Kompania e biznesmenit John Green, e cila vepron online përmes mountainairfromsëitzerland.com, shet ajrin e tij zviceran në shishe me një kosto që ka vlerë 97 dollarë për 500 ml.

Ndërsa një litër ajër ai e jep vetëm për 167 dollarë dhe 247 dollarë shet vetëm tre litra.

Iniciativa është pjesërisht për bamirësi, me Green që premton 25 për qind të fitimeve të Ëorld Vision në mbështetje të një programit të ujit të pastër në Afrikë.

Shishet vijnë me një çertifikatë të nënshkruar të autenticitetit dhe koordinatat GPS të pikave ku është mbledhur ajri.

Bëhet e ditur se ajri është mbledhur nga vende të fshehta në Zvicër dhe është “sigurisht ajri më i mirë në botë”.