Brenda bunkerëve sekretë që do t’i bëjnë ballë një lufte bërthamore (FOTO)

Zyrtarët mbajnë të fshehura detajet e funksionimit dhe planeve rreth bunkerit Së fundmi janë zbuluar disa imazhe të cilat ofrojnë një paraqitje të shkurtër brenda bunkerëve në SHBA, të ndërtuara për t’i bërë ballë një lufte bërthamore.

Ndonëse zyrtarët mbajnë të fshehura detajet e funksionimit dhe planeve rreth bunkerit i cili do të strehojë njerëzit pas fundit të botës siç ata e quajnë, në rast të një lufte bërthamore.

Ky bunker është dëshmi e përpjekjeve të tyre prej dhjetë vjetësh ku disa prej bunkerëve gjenden të braktisur e disa aktivë, janë të fshehura larg nga syri i njeriut, përreth Wshington DC dhe më gjerë.

Zona me bunkerë u shfaq për herë të parë gjatë Administratës Truman, në ditët e para të zhvillimit të armëve bërthamore. Masat e COG u zgjeruan shumë gjatë Luftës së Ftohtë.

Qeveria e SHBA-së krijoi bunkerë sekrete të strehimit për punonjësit federalë në Virxhinia gjithashtu në Pensilvani. Ata ndërtuan kulla të komunikimit me bazë bërthamore përgjatë gjithë rajonit të Uashingtonit, kështu që Shtëpia e Bardhë mund të arrijë të mbijetuarit e tjerë të nivelit të lartë.

Një vend fjetjeje për ligjvënësit brenda një bunkeri bërthamor dikur të fshehtë të Luftës së Ftohtë i ndërtuar për anëtarët e Kongresit nën Greenbrier, një vendpushim me katër yje pranë White Sulphur Springs, në Virxhinian Perëndimore.

Njësia e kujdesit intensiv brenda një bunkeri bërthamor dikur të fshehtë të Luftës së Ftohtë i cili u ndërtua për anëtarët e Kongresit nën Greenbrier West Virginia.

Strehimi kundër bombardimeve i cili është rreth 34,303 metra katrorë i përfunduar në vitin 1961, përfshinte shtretër dhe pajisje të mjaftueshme për të akomoduar të gjithë 535 ligjvënësit, si dhe një staf për secilin.

Kishte edhe dhomat e dekontaminimit dhe një dhomë informimi për komunikim, të gjitha të rrethuar nga një deri në një metër e gjysëm beton. / 21 Media