Foto-ilustrim

Brenda 90 minutave, katër sulme me acid

Policia e Britanisë së Madhe ka arrestuar një person të moshës së re, pas disa sulmeve me acid në verilindje të Londrës, nga të cilat një person është lënduar rëndë.

Policia ka thënë se sulmet kanë nisur në orët e vona të së enjtes. Dy burra në një motoçikletë kanë gjuajtur acid drejt ngasësit të një motoçiklete tjetër dhe më pas i kanë marrë mjetin, ka thënë policia.

Katër sulme të ngjashme janë raportuar brenda 90 minutave.