Bournemouth e mposht Tottenhamin në sekondat e fundit (VIDEO)

Bournemouth e ka befasuar Tottenhamin duke e mposhtur me rezultat 1-0, në kuadër të xhiros së 37-të në Premierligë.

Tottenham prej minutës së 43’ mbeti me një lojtar më pak, pasi Son Heung-Min, u ndëshkua me karton të kuq.

Mysafirëve iu vështirësuan punët edhe më shumë kur Foyth u ndëshkua me të kuq.

Kështu vendasit e shfrytëzuan epërsinë e dy lojtarëve dhe e shënuan golin e epërsisë në minutën e 90+1’.

Pas kësaj humbje Tottenham e rrezikon shumë vendin e tretë, pasi në rast të fitores së Chelseas atëherë do të bie në vendin e katërt.

Për ta parë golin klikoni këtu.