Bonucci: De Ligt është lojtari më i mirë i ri në botë

Juventus e ka përforcuar repartin e mbrojtjes me transferimin e 19-vjeçarit Matthijs De Ligt nga Ajaxi për 85.5 milionë euro, shifër rekorde kjo për një qendërmbrojtës duke e pasur parasysh edhe moshën e tij.

Për De Ligt, ka folur Leonardo Bonucci, i cili së bashku me Chiellinin e holandezin pritet që ta blindojnë mbrojtjen e Juventusit.

Bonucci ka thënë se De Ligt se është lojtari i ri më i mirë në botë.

“Matthijs de Ligt është lojtari më i mirë i ri në botë tani”, ka thënë Bonucci për Juventus TV.

Ai ka thënë se transferimi në Juve do ta ndihmoj të rritet holandezin.

“Ky hap e ndihmon atë të rritet, dhe prej nesh ka pasur një mirëseardhje të ngrohtë. Së bashku me Merih Demiral dhe Daniele Rugani ata janë lojtarë të rinj të rëndësishëm që do të na ndihmojnë të arrijmë çdo qëllim”, ka shtuar mbrojtësi italian.