Foto: Barcelona/Twitter

Boateng: Isha gati të vija në këmbë këtu, jo më me avion

Kevine Prince- Boateng edhe zyrtarisht është transferuar te skuadra e Barcelonës nga Sassuolo, në huazim gjashtë mujor në vlerë prej 2 milionë euro dhe me të drejtë blerje prej 8 milionë euro.

Boateng sot ka dalur  në konferencë për shtyp dhe menjëherë u thumbua nga gazetarët ku e pyetën për një video, ku më herët ganezi kishte deklaruar se e ndjek Real Madridin dhe Cristiano Ronaldon.

“Unë jam një lojtar i Barçës, Messi është më i miri në botë në historinë e këtij sporti. Ai ka qenë më i miri edhe në dhjetë vitet e fundit, është kënaqësi që do ta shoh nga afër, duke u stërvitur dhe luajtur”, ka thënë fillimisht 31 –vjeçari.

Boateng kur është pyetur nga gazetarët se a është ndjerë i befasuar kur e ka marrë ftesën nga katalanasit për tu transferuar në “Camp Nou”, ai ka thënë se ishte në gjendje të vinte në këmbë e jo me avion.

“Kur dëgjova lajmin, kam folur menjëherë me agjentin tim. Kur më tha se më kërkonte Barcelona, isha gati të nisesha në këmbë e jo më me avion. Pastaj, kur gjithçka u bë zyrtar, përjetova një nder të madh. Jam shumë, shumë i lumtur për këtë mundësi”, ka thënë lojtari i ri i Barcelonës.