Bie nga sistemi rrjeti social 'Instagram'

Rrjeti social ‘Instagram’ ka rënë dhe përdoruesit nuk mund ta përdorin këtë aplikacion.

Problemet erdhën në të njëjtën kohë kur kompania amë ‘Facebook’ po përballet po ashtu me probleme teknike, ndërsa WhatsApp, aplikacioni tjetër i madh i kompanisë, duket se ende punon.

Njerëzit raportuan se nuk ishin në gjendje të identifikoheshin ose të futeshin në aplikacion, raporton Independent.

Këto probleme janë duke ndodhur në Amerikë, Europë dhe Britani të Madhe dhe janë për shkak të zonës kohore.