"Biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit"

“Biçikleta është shpikja më e nënvlerësuar e njerëzimit”, kështu thotë Jody Rosen në librin e tij “Two Wheels Good”.

Në vitin 1896, një nga gazetat më me ndikim të Joseph Pulitzer, World, raportoi një histori klasike për një shtëpi të shkatërruar. “Henry Cleating dhe gruaja e tij dikur jetonin të lumtur së bashku … por tani ata kanë shkuar në gjykatë për proces divorci”, transmeton gazeta, “dhe gjithçka për shkak të biçikletës së saj dhe të brendshmeve të kuqe.” Cleating ishte i mërzitur sepse gruaja e tij “po bënte shëtitje të gjata me biçikletë dhe i kishte lënë pas dore detyrat e saj shtëpiake”. Përfundimisht, pasi ajo u kthye nga një shëtitje veçanërisht e gjatë, i shoqi “mori një sëpatë dhe, pas dhimbjes së padurueshme në prapanicën e saj, e përplasi biçikletën në goma të këputura dhe tuba të shkatërruar”, duke i dhënë fund martesës. Të brendshmet e kuqe “do t’i shërbejnë si ekspozita në padinë e divorcit”.

Ky fragment vjen nga një koleksion fragmentesh nga fundi i shekullit të 19-të dhe fillimi i shekullit të 20-të, të mbledhura nga Jody Rosen, një gazetar me bazë në Nju Jork, për librin e tij të ri për biçikletën. Ai premton ta zbulojë “historinë dhe misterin” e formës më të njohur të transportit të njohur ndonjëherë për njerëzimin, përveç dy këmbëve të veta. Sepse kjo është ajo që është biçikleta. Më shumë bicikleta prodhohen çdo vit vetëm në Kinë se sa automobila në mbarë botën. Në nivel global, pothuajse gjysma e familjeve zotërojnë një biçikletë, shumë më tepër se një makinë. Siç argumenton z. Rosen, “qytetet dhe qytezat që ne jetojmë, ekonomitë tona, ligjet tona janë të dizajnuara për makina; ne kalojmë përmes kontinenteve me aeroplanë. Megjithatë ne jetojmë në një planet me biçikleta.”

Megjithatë, megjithëse çdo student biznesi e di se si Henry Ford e solli automobilizmin tek masat dhe se si ai zhvillim pastaj e ndryshoi krejt shoqërinë, shumë më pak njerëz e kuptojnë se sa transformuese ka qenë biçikleta. Në fund të epokës viktoriane, për shembull, ajo u jepte mundësine grave të reja të jetonin vetëm, duke e lejuar një epokë të çlirimit seksual shumë përpara shpikjes së pilulës kontraceptive.

Siç tregon zoti Rosen, edhe biçikletat e transformuan luftën. Gjatë luftës së Boerwve, skautët afrikanë filluan përdorimin e tyre në sulmet goditëse kundër britanikëve; 70 vjet më vonë, Viet Kongwt u mbështetën tek ato për t’i lëvizur furnizimet nëpër xhungël dhe për ta mposhtur Amerikën. Në sheshin Tiananmen në vitin 1989, protestuesit mbanin parulla me biçikleta. Si përgjigje, qeveria komuniste kineze shtypi qindra rrota nën shinat e tankeve. Menjëherë pas kësaj Kina e ndërroi politikën e saj në katër rrota në raport me dy sosh.

Motoristët në rrugë që nxjerrin tym mund të mos e kuptojnë këtë, por edhe ata ua detyrojnë mjetet e preferuara të udhëtimit çiklistëve. Rrotat e gomës të fryra me ajër u shpikën fillimisht për t’u përdorur nga biçikletat, jo nga veturat. Vetura e parë e Ford-it u quajt “katërçikletë” dhe ishte Liga e Çiklistëve Amerikanë (League of American Wheelmen) që bëri përkjekje për rrjetin e parë mbarëkombëtar të rrugëve në vendin e tyre. Libri i z. Rosen shtrihet në të gjithë këtë histori, si dhe në tema më të veçanta, si mbreti i çiklizmit i Nepalit, fetishistët e pornografisë me biçikletë të Portland, Oregon dhe Danny MacAskill, një çiklist skocez marifet gjenial.

Lexuesit që shpresojnë për një argument të qëndrueshëm se pse biçikleta meriton një reputacion më të lavdishëm mund të mbeten pak të pakënaqur. Dashuria për transportin me dy rrota përshkon çdo fjali në libër, por struktura e saj shpesh shpërndahet në mënyrë frustruese dhe elementët më emocionues nënvlerësohen. Në veçanti, z. Rosen mund të kishte thënë shumë më tepër për shpikësit dhe popullarizuesit e çiklizmit, dhe ndikimin e inovacionit të tyre në botë, dhe disi më pak për biçikletat dhe seksin.

Ndërkohë armiqësia e jo-çiklistëve ndaj mekanizmit – i ndjeri P.J. O’Rourke e quajti vetë ekzistencën e biçikletës “një ofendim për arsyen dhe mençurinë” – është paraqitur, por është lënë i paeksploruar dhe i pashpjeguar. Gjithsesi, kushdo që lëviz kryesisht me dy rrota, në kundërshtim me automjetet gjithnjë e më të mëdha, gjithnjë e më të shumta me motor në rrugë, do ta ketë kënaqësinë ta shijojë këtë udhëtim argëtues./The Economist