Foto: Benfica/Twitter

Benfica e mposht Frankfurtin, Jao Felix shënon hat-trick (FOTO)

Benfica e ka mposhtur Eintracht Frankfurtin me rezultat të thellë 4-2, ndeshje kjo e vlefshme për çerekfinalen e Europa League.

Ylli i mbrëmjes ishte sulmuesi i ri portugez Jao Felix, i cili i shënoi tre gola dhe asistoi një herë.

Jao Felix e hapi ndeshjen duke shënuar gol në minutën e 21’ nga penalltia.

Luka Jovic arriti ta barazojë rezultatin në minutën e 40’ pas një super-asistimi nga Ante Rebic.

Benfica në pjesën e parë shkoi me epërsinë 2-1, pasi Jao Felix shënoi përsëri në mintuën e 43’.

Benfica golin e tretë e shënoi në minutën e 50’ me Diasin pas asistimit të Jao Felix.

19-vjeçari Felix e kompletoi hat-trickun e tij në minutën e 54’ për rezultatin 4-1.

Frankfurt e ngushtoi epërsinë në minutën e 72’ me Paciencian.