Bëhet publik çmimi i biletave për ndeshjen Prishtina – St Joseph’s

FC Prishtina ka njoftuar se kur do të dalin në shitje biletat për ndeshjen ndaj St Joseph’s, e vlefshme për ruandin e parakualifikimeve për Europa League.

Prishtina – St Joseph’s, luhet të enjten prej orës 20:30, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndërsa biletat e ndeshjes do të dalin në shitje të enjten në mëngjes.

Sipas njoftimit zyrtar të klubit, biletat do të shiten përreth stadiumit.

Më poshtë mund të shihni çmimin e biletave.

3 euro – tribuna veriore.

5 euro – tribuna lindore.

8 euro – tribuna perëndimore.

15 euro – tribuna VIP.