Foto: Facebook

Bayern Munich e rikthen James Rodriguez

Bayern Munich janë të lumtur që do ta rikthejnë James Rodriguezin në verën e vitit 2019-të në Real Madrid, pasi i mbaron huazimi.

E sipas gazetës gjermane “Kicker”, Bayerni e ka gjetur zëvendësuesin e Jamesit, ai është Luka Jovic i Eintracht Frankfurt i cili luan në qendër të sulmit.

Kampioni gjerman nuk dëshirojnë që të paguajnë 42 milionë euro për t’i marrë shërbimet e Jamesit përfundimisht, prandaj dëshirojnë që ta rikthejnë në Madrid, e Luka Jovicin e Frankurtit ta transferojnë në vend të tij.

Sulmuesi serb, Luka Jovic, deri më tani është golashënuesi më i mirë në Bundesligë me nëntë gola, prandaj ka zgjuar interesimin e bavarezve.