Bayern fiton si mysafir ndaj Dusseldorfit (Foto)

Bayern Munich ka shënuar fitore të thellë me rezultat 4-1, si mysafir, ndaj Dusseldorfit në kuadër të xhiros së 29-të në Bundesligë.

‘Bavarezët’ e nisën mirë ndeshjen pasi kaluan në epërsi në minutën e 15’ me Comanin.

Përsëri ai që e dyfisho epërsinë ishte francezi Coman në minutën e 41’.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 2-0 në të mirë të mysafirëve.

Në pjesën e dytë Gnarby e trefishoi epërsinë në minutën e 55’.

Lukebakio e ngushtoi epërsinë në minutën e 89’ nga penalltia.

Mesfushori gjerman Leon Goretzka e shënoi golin e katërt për Bayernin në minutën e 90+2’.

Pas kësaj fitoreje Bayern Munich e rrëmben vendin e parë me 67 pikë, një më shumë se Dortmundi.